Ekip
25 Qershor 2016•Përditësim: 26 Qershor 2016
PEKIN (AA) – Një zyrtar kinez ka konfirmuar të shtunën se mekanizmi komunikues mes Kinës dhe Tajvanit është pezulluar pasi partia e cila është tradiocionalisht pro-pavarësisë mori pushtetin në ishullin të cilin Kina e llogarit provincë të shkëputur, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i zyrës për Çështjet Kineze-Tajvaneze, An Fengshan, deklaroi se mekanizmi është pezulluar pas 20 majit atëherë kur lideri i Partisë Përparimtare Demokratike (DPP), Tsai Ing-wen dha betimin e presidentit, meqë Tajvani nuk ka njohur konsensusin e vitit 1992 për “një Kinë”.
Ndërsa Pekini këmbëngul se lidhjet me Tajvanin bazohen në konsensus, DPP ka kundërshtuar atë në të kaluarën.