Ekip
26 korrik 2019•Përditësim: 27 korrik 2019
Së paku 20 persona kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut në jugperëndim të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale theksojnë se janë gjetur edhe pesë kufoma në krahinën Guizhou, ku rrëshqitja e dheut bllokoi 21 shtëpi të marten mbrëma në një fshat në qarkun Shuicheng. Viktimat e fundit janë dy gra dhe tre fëmijë.
Vlerësohet se janë zhdukur 25 persona. Njëmbëdhjetë të tjerë janë shpëtuar.
Rrëshqitje dheu ndodhi edhe të martën në vendin e ndërtimit të autostradës rreth 90 kilometra në veri të qarkut Hezhang, në krahinën Guizhou. Humbi jetën një person, ndërsa gjashtë të tjerë u zhdukën.
Shirat sezonal kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në pjesën më të madhe jugore të Kinës.