Mahmut Atanur
28 Dhjetor 2015•Përditësim: 28 Dhjetor 2015
PEKIN (AA) - Trupi më i lartë legjislativ në Kinë miratoi ligjin e parë në vend për luftë kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Xinhua ka njoftuar se në mbledhjet e Komitetit të Përhershëm të Kuvendit Popullor Kombëtar, trupi më i lartë legjislativ në vend e ka miratuar ligjin e parë për luftë kundër terrorizmit.
Ligji do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2016, ndërsa ky vendim është marrë me qëllim të luftës anti-terroriste brenda shtetit si dhe për të ndihmuar ruajtjen e sigurisë në botë.