Yusuf Hatip,Mahmut Atanur
28 Prill 2016•Përditësim: 28 Prill 2016
PEKIN (AA) - Në kryeqytetin e Kinës, Pekin filloi Samiti i 5-të i ministrave të Jashtëm të Konferencës për Ndërveprim dhe Krijimin e Besimit në Azi (CICA) raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti kinez Xi Jinping, në fjalimin e tij gjatë hapjes së Samitit tha se CICA është një organizatë shumë dhe se është i vetmi mekanizëm multilateral i sigurisë që trajton të gjithë Azinë.
Xi Jinping pasi vuri në dukje se 26 anëtarët e CICA-s punojnë ndryshe nga mekanizmat e tjera të sigurisë tha se mekanizmat e tjera të sigurisë, dominohen nga super fuqitë.
Ai theksoi se CICA e cila i jep rëndësi barazisë mes anëtarëve bart karakterisitikën "Iniciativa Aziatike" duke shtuar më tej se Azia ka një vend të rëndësishëm në zhvillimin dhe paqen botërore.
Jinping potencoi rëndësinë për ofrimin e një të ardhmeje të përbashkët dhe rritjen e bashkëpunimit ndaj bashkësisë së Azisë. Sipas tij, çdo vend duhet të kujdeset për sigurinë e vendeve të tjera ashtu sikurse kujdesen për sigurinë e tyre.
Më pas liderët anëtarë të CICA-s bënë një ftotografi të përbashkët.
- "Pa u zgjidhur problemi aktual në Siri, nuk mund të mposhtet terrorizmi dhe emigrimi ilegal"
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu në fjalimin e tija pas hapjes tha se çështjet si terrorizmi, emigrimi i paligjshëm, ekstremizmi dhe krimi i organizuar kërkojnë bashkëpunim të ngushtë.