Ekip
04 Janar 2017•Përditësim: 04 Janar 2017
PEKIN (AA) – Një zyrtar i lartë lokal të mërkurën ka qëlluar me armë zjarri ndaj kryebashkiakut të Panzhihu-s, qytet në veriperëndim të Kinës dhe sekretarit partiak të qytetit, ndërsa më pas ka kryer vetëvrasje, njoftuan autoritetet kineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua lajmëron se Li Jiangin, kryebashkiak i Panzhihu dhe Zhang Yan, sekretar i Partisë Komuniste në këtë qytet sot në mëngjes u lënduan me armë zjarri gjatë takimit në konferencën lokale.
Sulmuesi i dyshuar Chen Zhongshu ishte kryeshef i sektorit për truall dhe resurse në Panzhihu, qytet me 1.2 milionë banorë. Pas incidentit nga administrata e qytetit është njoftuar se lëndimet të cilat i morën zyrtarët kinezë nuk rrezikojnë jetën e tyre.