Fuat Kabakcı
29 Maj 2020•Përditësim: 29 Maj 2020
Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit në një hidrocentral në jug të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, shpërthimi ka ndodhur në Hidrocentralin Sinanjiang në qytetin Mojiang të provincës Yunnan.
Shpërthimi ka ndodhur derisa punëtorët po gërmonin në tunelin e ventilimit të digës së hidrocentralit, si rezultat i së cilës kanë humbur jetën 6 punonjës dhe janë plagosur 5 të tjerë.
Punonjësit e plagosur janë dërguar në spital, ndërsa ka filluar hetim për rastin.