Ekip
24 Qershor 2016•Përditësim: 25 Qershor 2016
PEKIN (AA) – Numri i të vdekurve nga tornadoja, shiu me stuhi dhe breshër që ka goditur qytetin kinez Yangcheng arriti shifrën prej 98 personash, konfirmuan autoritetet të premten në mëngjes, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia zyrtare kineze e lajmeve transmetoi informacionet e shtabit lokal për shpëtim, sipas të cilave rreth 800 persona janë lënduar në rajonin ku të enjten u shembën një numër i madh i shtëpive.
Zhou Xiang, shefi i shërbimit zjarrfikës në krahinën Jiangsu është shprehur se po bëjnë përpjekje të mëdha në kërkimin e rrënojave për të gjetur eventualisht viktima. Kushtet ekstreme klimatike janë vërejtur në disa vendbanime në lindje të Kinës.
Para së gjithash në paralagjen Yangchenga, janë regjistruar erëra të fuqishme prej 125 kilometra në orë. Presidenti kinez Xi Jinping dhe kryeministri Li Keqiang u bënë thirrje organeve kompetente që të bëjnë çmos për të shpëtuar të lënduarit dhe në këtë mënyrë të ulin numrin e viktimave.