Mahmut Atanur
18 Qershor 2016•Përditësim: 19 Qershor 2016
PEKIN (AA) - Të paktën 25 persona e humbën jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në Kinë pas reshjeve të dendura nga fillimi i javës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve Civile të Kinës njoftoi se në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës si pasojë e reshjeve të mëdha në rajonet jugore të vendit humbën jetën 25 persona dhe 6 të tjerë evidentohen si të zhdukur.