Emre Aytekin
13 Dhjetor 2021•Përditësim: 14 Dhjetor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Kinë janë zbuluar 80 raste të infeksionit të koronavirusit të ri (COVID-19) me origjinë lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e publikuar nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i Kinës, konfirmohet se 74 raste janë regjistruar në provincën Xinxiang në lindje të vendit.
Përveç kësaj, pesë raste me origjinë lokale u zbuluan në rajonin autonom verior të Mongolisë së Brendshme dhe një në provincën Shaanxi.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë konstatuar 21 raste të infektimit nga jashtë, ndërsa nuk është shënuar asnjë vdekje nga koronavirusi.
Në territorin e Kinës, ku u regjistruan rastet e para me COVID-19, deri më sot janë zbuluar 99.780 raste, ndërsa kanë humbur jetën 4.636 persona.