Mehmet Nuri Uçar
24 dhjetor 2021•Përditësim: 24 dhjetor 2021
Koalicioni Arab nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që ofron mbështetje për qeverinë në Jemen njoftoi se 310 milicë u vranë në operacionet e ndërmarra kundër Huthive me mbështetje iraniane në rajonin Marib, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga koalicioni arab thuhet se brenda 24 orëve të fundit janë ndërmarrë 36 operacione kundër Huthive në rajonin Marib të Jemenit.
Gjatë operacioneve në fjalë janë vrarë 310 milicë Huthi ndërsa janë shkatërruar edhe 28 automjete ushtarake.
Ndërkohë nga Huthit nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.
Në Jemen ku prej një kohe të gjatë dominon destabiliteti politik, që nga shtatori i vitit 2014 rebelët Huthi të mbështetur nga Irani mbajnë nën kontroll disa rajone të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.
Forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani ofrojnë mbështetje për qeverinë e Jemenit kundër rebelëve Huthi.