Hamdi Yıldız
17 Shtator 2021•Përditësim: 17 Shtator 2021
Rebelët Huthi të Jemenit lëshuan një raketë balistike dhe shënjestruan një qytet në jug të Arabisë Saudite me 4 dronë të armatosur, por sulmi u pengua, njoftoi të enjten agjencia saudite e lajmeve (SPA), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportit, i cili citonte një deklaratë të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, një raketë që synonte civilët në qytetin e Jazanit u rrëzua dhe 4 dronë të ngarkuar me eksploziv u interceptuan dhe u shkatërruan.
Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite pohoi se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur civilët në përputhje me ligjet humanitare ndërkombëtare.
Ende nuk ka ndonjë reagim nga Huthit.
Jemeni është përfshirë nga dhuna dhe kaosi që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.
Kriza u përshkallëzua në vitin 2015 kur koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite nisi një fushatë ajrore shkatërruese që synonte të kthente territoret e pushtuara nga Huthit.
Sipas OKB-së, konflikti ka marrë më shumë se 233 mijë jetë.