Bota

Kolumbi, mijëra mësues marshojnë gjatë grevës 24-orëshe për kushte më të mira të punës

Protestuesit kërkuan përmirësimin e infrastrukturës shkollore, uljen e ngarkesës së punës dhe fundin e asaj që ata e përshkruajnë si stigmatizim i protestës sociale

Shpetim Hiseni  | 25.04.2025 - Përdıtësım : 25.04.2025
Kolumbi, mijëra mësues marshojnë gjatë grevës 24-orëshe për kushte më të mira të punës

Shkup

Mijëra mësues të shkollave publike në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota, organizuan një marsh si pjesë e një greve 24-orëshe të organizuar për kushte më të mira të punës, raporton Anadolu.

Protestuesit, të tubuar nën organizim nga Shoqata e Punonjësve të Arsimit të Rrethit (ADE) kërkuan përmirësimin e infrastrukturës shkollore, uljen e ngarkesës së punës dhe fundin e asaj që ata e përshkruajnë si stigmatizim i protestës sociale.

Demonstrata u zhvillua nëpër rrugët kryesore në qendër të qytetit, me mësuesit që mbanin pankarta dhe shprehnin shqetësimet e tyre për administratën e qytetit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın