Sinan Doğan
03 Qershor 2020•Përditësim: 03 Qershor 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në shtetin e Amerikës së Jugut, Kolumbi, është rritur në 1.009, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 40 persona nga COVID-19.
Me këtë numri i viktimave është rritur në 1.009 ndërsa me 1.340 rastet e reja numri i rasteve është rritur në 31.833.
Deri më tani nga COVID-19 janë shëruar 11.142 persona.