Bota, Kulturë

Kopenhaga, kryeqyteti mahnitës me ndërtesat e saj shumëngjyrëshe

Kopenhaga, që në përkthim do të thotë "porti i tregtarëve", tërheq vizitorët me pamjet e ndërtesave dhe strukturat e saj historike dhe unike

Ajdin Aliji  | 15.11.2024 - Përdıtësım : 15.11.2024
Kopenhaga, kryeqyteti mahnitës me ndërtesat e saj shumëngjyrëshe

Shkup

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhaga, tërheq vëmendje me ndërtesat e saj shumëngjyrëshe dhe unike, raporton Anadolu.

Gazetari i Anadolu-s shkrepi foto nga Nyhavn, ku ndodhet bregdeti, kanali dhe lagjet e argëtimit.

Kopenhaga, që në përkthim do të thotë "porti i tregtarëve", tërheq vizitorët me pamjet e ndërtesave dhe strukturat e saj historike dhe unike.

Kopenhaga në regjistrimin e realizuar më 1 janar 2022 numëron 805.420 banorë.

E themeluar fillimisht në shekullin e 10-të si një fshat peshkimi viking pranë Gammel Strand-it të sotëm (Plazhi i vjetër), Kopenhaga u bë kryeqyteti i Danimarkës në fillim të shekullit të 15-të.

Duke filluar nga shekulli i 17-të, shteti konsolidoi fuqinë rajonale të Kopenhagës duke zhvendosur institucionet, mbrojtjen dhe forcat e armatosura në këtë qytet. Gjatë periudhës së Rilindjes, qyteti shërbeu si kryeqytet "de fakto" i Unionit të Kalmarit, i cili përfshinte Suedinë dhe Norvegjinë e sotme.

I renditur rregullisht si një nga qytetet më të lumtura në botë, Kopenhaga veçohet për ritmin e relaksuar të jetës dhe politikat sociale liberale si dhe për qasjen e tij të patëmetë ndaj dizajnit urbanistik.

Ka shumë për të parë dhe bërë në kryeqytetin danez. Rrugët e bukura ujore, ndërtesat historike dhe arkitektura moderne, restorantet e klasit botëror, një jetë nate e gjallë dhe mijëra çiklistë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın