Bota

Koreja e Jugut pohon se Koreja e Veriut ka lançuar tre predha

Veprimi "duket se është pjesë e të shtënave artilerike të stërvitjes dimërore, pas stërvitjeve të mëparshme të mbajtura më 28 shkurt dhe 2 mars"

Sorvar Alam  | 09.03.2020 - Përdıtësım : 09.03.2020
Koreja e Jugut pohon se Koreja e Veriut ka lançuar tre predha

Ankara

Ushtria e Koresë së Jugut pohon se Koreja e Veriut ka lançuar tre predha të paidentifikuara në detin e saj lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nga ushtria përmes një deklarate thonë se predhat me rreze të shkurtër u lançuan në orët e mëngjesit sipas kohës lokale nga qyteti bregdetar Sondok, një zonë ku Pyongyang ka kryer shumë nga lançimet e saj në vitet e fundit.

Predhat përfshinin artilerinë të shkrepur nga një sistem raketash të shumëfishtë dhe ato arritën një lartësi maksimale prej rreth 50 kilometrash, duke fluturuar rreth 200 km, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Yonhap duke cituar deklaratën ushtarake.

Veprimi "duket se është pjesë e të shtënave artilerike të stërvitjes dimërore, pas stërvitjeve të mëparshme të mbajtura më 28 shkurt dhe 2 mars", thuhet në deklaratë.

Agjencitë e inteligjencës së Koresë së Jugut dhe SHBA-së kanë analizuar çështjen për më shumë detaje pasi ushtria tha se po "monitoron situatën në rast se ka lançime shtesë dhe do të mbajë një gjendje gatishmërie".

Kjo mund ketë për qëllim që të tregojë aftësinë e Kim për të menaxhuar situatën në një kohë kur virusi Covid-19 është përhapur shpejt në të gjithë globin, tha Yonhap duke cituar burime anonime.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın