Ekip
28 Nëntor 2016•Përditësim: 28 Nëntor 2016
TOKIO (AA) – Autoritetet e Koresë së Veriut kanë shpallur 3 ditë zie me rastin e vdekjes së liderit kubanez Fidel Castro, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për nder të Castros është urdhëruar që të gjithë flamujt të lëshohen në gjysmë shtizë në godinat e institucioneve.
Fidel Castro ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare në mbrëmjen mes të premtes dhe të shtunës më 26 nëntor, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi vëllai i tij dhe president i tanishëm i Kubës, Raul Castro.