Bota

Koreja e Veriut denoncon deklaratën e NATO-s, paralajmëron për “kundërveprim” të fortë

Ai tha se situata kërkon një strategji të re për të kundërshtuar përpjekjet e SHBA-së për të zgjeruar aleancat e saj ushtarake

Alperen Aktaş  | 13.07.2024 - Përdıtësım : 15.07.2024
Koreja e Veriut denoncon deklaratën e NATO-s, paralajmëron për “kundërveprim” të fortë Foto: AA/Arkiv

Istanbul

Koreja e Veriut ka denoncuar deklaratën e samitit të NATO-s që dënonte eksportet e armëve të Koresë së Veriut në Rusi duke e quajtur atë “të paligjshme”, si dhe paralajmëroi “kundërveprim të fortë strategjik”, transmeton Anadolu.

Një zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut reagoi pasi përfundoi samiti i NATO-s në Washington, ku liderët e aleancës 32-anëtarëshe dhe katër partnerëve të Indo-Paqësorit, respektivisht Koresë së Jugut, Japonisë, Australisë dhe Zelandës së Re, diskutuan shqetësimet rreth nisjes së lidhjeve ushtarake midis Phenianit dhe Moskës.

Deklarata e lëshuar të mërkurën theksoi se eksporti i predhave të artilerisë dhe raketave balistike nga Koreja e Veriut drejt Rusisë shkel shumë rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

NATO shprehu gjithashtu “shqetësim të madh” për thellimin e partneritetit midis Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Yonhap News raportoi se zëdhënësi i ministrisë koreano-veriore tha se deklarata nxit një luftë të re të ftohtë dhe konfrontim ushtarak.

Ai tha se situata kërkon një strategji të re për të kundërshtuar përpjekjet e SHBA-së për të zgjeruar aleancat e saj ushtarake.

Në deklaratën e zëdhënësit theksohet se Koreja e Veriut u zotua të pengojë agresionin dhe të mbrojë paqen me kundërveprime më të forca strategjike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.