Emre Aytekin
02 Mars 2017•Përditësim: 02 Mars 2017
ANKARA (AA) – Koreja e Veriut ka hedhur poshtë pohimet për posedim të rezervave të armëve kimike, të cilët u paraqitën pas zbulimit për përdorimin e gazit nervor VX në atentatin ndaj Kim Jong-nam, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një artikulli në gazetën Chosun Ilbo, ministri i Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, Yun Byung-se, ka thënë se ndër të dyshuarit kryesorë në këtë vrasje janë nënpunësit shtetërorë të Koresë së Veriut dhe për këtë shkak ky shtet duhet privuar nga privilegji i të qënit anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për shkak të përdorimit të substancës me cilësi kimike në kryerjen e vrasjes.
Këshilltari i Phenianit në përfaqësinë e OKB-së, Ju Yong-chol, si përgjigje ndaj Yun, pohimet i ka cilësuar si “të neveritshme dhe absurde".
“Koreja e Veriut as nuk ka prodhuar, as nuk ka bërë rezerva e as nuk ka përdorur armë kimike. Qëndrimi ynë ndaj kësaj çështje është shumë i qartë", u shpreh ai.