Bota

Koreja e Veriut lëshon disa raketa balistike

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut në një deklaratë pretendon se Koreja e Veriut ka lëshuar ​​disa raketa balistike nga rajoni Hwanghae drejt Detit të Verdhë

Elif Gültekin Karahacıoğlu, Aynur Şeyma Asan  | 10.03.2025 - Përdıtësım : 10.03.2025
Koreja e Veriut lëshon disa raketa balistike

Ankara

Shefi i Përbashkët i Shtabit të Koresë së Jugut pretendon se Koreja e Veriut ka lëshuar ​​disa raketa balistike në drejtim të Detit të Verdhë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të Yonhap, Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut në një deklaratë pretendon se Koreja e Veriut ka lëshuar ​​disa raketa balistike nga rajoni Hwanghae drejt Detit të Verdhë rreth orës 13:50 me kohën lokale.

Ushtria e Koresë së Jugut po ndjek zhvillimet në koordinim me SHBA-në dhe se do të jetë në gatishmëri, thuhet më tej.

SHBA-ja dhe Koreja e Jugut nisën sot stërvitjen "Mburoja e Lirisë 2025" (Freedom Shield 2025) me qëllim për të forcuar kapacitetet e tyre të përbashkëta mbrojtëse kundër kërcënimeve rajonale nga Koreja e Veriut.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, stërvitja e përbashkëta ushtarake u dënua dhe u cilësua si një akt i rrezikshëm provokues.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.