Riyaz ul Khaliq
04 Korrik 2019•Përditësim: 05 Korrik 2019
Shtetasi australian, i cili ishte arrestuar në Korenë e Veriut, është liruar, bëri të ditur Scott Morrison, kryeministër i Australisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke iu adresuar Parlamentit, kryeministri Morrison tha se Alek Sigley (29) ka braktisur Korenë e Veriut, lajmëroi transmetuesi publik australian (ABC).
Sigley, i cili jetonte në Korenë e Veriut, javën e kaluar miqtë e tij e paraqitën si të zhdukur. Nga viti 2018 ka ndjekur studimet master të letërsisë koreane në Universitetin Kim II-sung në Phenian.
“Sigley është liruar”, tha Morrison pa më shumë detaje.
Megjithatë, kryeministri theksoi se lirimi i studentit australian ka ndodhur falë “punës prapa perdeve” të zyrtarëve suedezë.
Australia dhe Pheniani nuk kanë të angazhuar asnjë diplomat dhe këtë punë e realizuan përmes ambasadës së Suedisë.
“Sigley është shëndosh dhe në vend të sigurt. Na kanë thënë se e kanë liruar nga paraburgimi dhe se në mënyrë të sigurtë ka braktisur vendin, ndërsa unë mund t’ju konfirmojë se sigurtë ka arritur”, tha Morrison.
Lrimi i Sigley erdhi pasi diplomatët suedezë, në emër të Australisë, të mërkurën u takuan me përfaqësuesit e autoriteteve koreanoveriore për të biseduar për zhdukjen e Sigley, sqaroi ministrja australiane e Punëve të Jashtme, Marise Payne.