Koreja e Veriut pretendon se ka marrë imazhe të Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit me satelitin e saj spiun
Lideri i vendit Kim Jong-un analizoi raportin e operacionit mbi satelitin spiun dhe fotografitë e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit të marra nga sateliti, tha media shtetërore
Ankara
Koreja e Veriut pretendoi se ka fotografuar Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Mbrojtjes të ShBA-së (Pentagon) dhe katër anije të afta për sulm bërthamor që i përkasin Marinës amerikane me satelitin e saj spiun "Malligyong-1", transmeton Anadolu.
Në lajmin e Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), thuhet se lideri i vendit Kim Jong-un analizoi raportin e operacionit mbi satelitin spiun dhe fotografitë e Shtëpisë së Bardhë dhe Pentagonit të marra nga sateliti.
Në lajm thuhet sateliti bëri fotografi të katër anijeve të afta për sulm bërthamor të Marinës së ShBA-së dhe një aeroplanmbajtëse britanike në Portin Norfolk të Virginias dhe Newport News Shipbuilding Company, një aeroporti në Virginia dhe Forcave Ajrore Andersen në ishullin Guam në pronësi të ShBA-së.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.