Koreja e Veriut: Rezultati i negociatave me SHBA-në, politika e pandryshueshme armiqësore
Kim Jong-un ka deklaruar se Koreja e Veriut "provoi çdo rrugë" në negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por se rezultati ka qenë "politika e pandryshueshme pushtuese dhe armiqësore" e SHBA-së ndaj Koresë së Veriut
Ankara
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se rezultati i negociatave të tyre të kaluara me SHBA-në ka qenë "politika pushtuese dhe armiqësore" e pandryshueshme ndaj vendit të tyre, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të Yonhap që e bazon në Agjencinë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), duke folur në ekspozitën e armëve të emërtuar "Zhvillimi i Mbrojtjes Kombëtare-2024" që u mbajt në kryeqytetin Phenian, Kim tha se Koreja e Veriut "provoi çdo rrugë" në negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por se rezultati ka qenë "politika e pandryshueshme pushtuese dhe armiqësore" e SHBA-së ndaj Koresë së Veriut.
Kim deklaroi se "arritja e kapaciteteve më të forta ushtarake është mënyra e vetme për të ruajtur paqen" dhe vuri në dukje se ky aktivitet garanton sigurinë dhe zhvillimin.
Koreja e Veriut nuk do të tolerojë shkeljen e sigurisë së saj në asnjë rrethanë, theksoi Kim, i cili nënvizoi se vendi do të zhvillojë kapacitetin e tij vetëmbrojtës "në mënyrë më agresive dhe të pakufizuar" për t'iu përgjigjur kërcënimeve vazhdimisht në zhvillim.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.