Gamze Türkoğlu Oğuz
09 maj 2019•Përditësim: 13 maj 2019
Koreja e Veriut ka realizuar gjuajtje raketash nga një zonë në perëndim të kryeqytetit Phenian në drejtim lindor, njoftoi ushtria e Koresë së Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raportoi agjencia e lajmeve Yonhap, Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut ka thënë në një deklaratë se "Sot në orën 16:30 sipas kohës lokale, nga zona e Phenianit në Veri janë gjuajtur raketa në drejtimin lindor".
Megjithatë, në deklaratë thuhet se nuk është mundur të zbulohet natyra e raketave.
Pheniani zyrtar më 4 maj kishte shkrepur më shumë se një raketë me rreze të shkurtër veprimi në Detin Lindor (Deti i Japonisë).