Bota

Kosovë, mbahet bisedë me temën “Jyxhelët”

“Lëvizja Jyxhel është pjesë e historisë sonë, jo vetëm turqve të Ballkanit, por e gjithë historisë sonë. Ata janë një pjesë e pasagjerëve të karvanit të dëshmorëve”, theksoi Özcan

Agim Sulaj, Eren Beksaç  | 25.04.2025 - Përdıtësım : 25.04.2025
Kosovë, mbahet bisedë me temën “Jyxhelët” Foto: Erkin Keçi/AA

Prishtinë

Në Prishtinë është mbajtur një bisedë në kujtim të dëshmorëve të lëvizjes “Jyxhel”, të cilët sakrifikuan jetën për kauzën e botës turke dhe mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe shpirtërore në ish-Jugosllavi, 77 vjet më parë, raporton Anadolu.

Biseda, e organizuar nga Instituti “Yunus Emre” (YEE) - Prishtinë, Ambasada e Türkiyes në Prishtinë, kompania ajrore Turkish Airlines dhe Shoqata për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (UKİD), u mbajt në sallën e konferencave të YEE-së në Prishtinë.

Në këtë bisedë folës kryesor ishte Dr. Azmi Özcan, historian i fesë islame, profesor i teologjisë dhe shkrimtar, si dhe anëtari i Bordit të Administrimit të IHH-së, Osman Atalay dhe kryetari i Lëvizjes së Unitetit Kombëtar Turk në Maqedoninë e Veriut, Erdogan Saraç.

Ngjarja u ndoq nga një audiencë ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Türkiyes në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı, përfaqësues të YEE-së në Kosovë, si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve turke në vend.

Në fjalën e tij në ngjarje, Özcan tha se të mbash gjallë historinë do të thotë të mbash gjallë të ardhmen.

“Lëvizja Jyxhel është pjesë e historisë sonë, jo vetëm turqve të Ballkanit, por e gjithë historisë sonë. Ata janë një pjesë e pasagjerëve të karvanit të dëshmorëve”, theksoi Özcan.

Në fjalën e tij, anëtari i Bordit të Administrimit të IHH, Atalay, theksoi se ata ndanë një monument në Shkup për të përkujtuar dëshmorët e lëvizjes Jyxhel.

Në bisedë, folësit dhanë informacione edhe për lëvizjen Jyxhel dhe anëtarët e saj, të cilët u ekzekutuan nga regjimi i asaj periudhe me akuza dhe arsyetime të padrejta dhe imagjinare.

Jyxhelët

Turqit muslimanë që jetonin në Maqedoninë e Veriut në vitin 1937 filluan të mblidhen për t’i ruajtur dhe mbajtur të gjalla vlerat kombëtare dhe shpirtërore, si dhe traditat.

Në vitin 1945 organizata mori emrin “Jyxhel”, ndërsa detyrën e kryetarit e mori Shuajb Aziz Efendiu, i cili mësimet i kishte marrë në Medresenë e Ataullah Efendiut në Shkup, ndërsa më pas në Universitetin El Ezher në Egjipt në degën e fikhut, kelamit, tasavvufit dhe filozofisë perëndimore.

Me përpjekjet për shuarjen e të gjitha organizatave nacionaliste në Jugosllavi, në vitin 1947 filloi procesi i gjykimit për 16 persona të cilët paraprakisht u arrestuan.

Më 25 janar të vitit 1948, gjykata vendosi për ekzekutimin e tyre, kurse më 27 shkurt të po të njëjtit vit, me pushkatim u ekzekutuan Shuajb Aziz, Adem Ali, Ali Abdurrahman dhe Nazmi Omer. Ndërkaq, të tjerët u ndëshkuan me dënime të rënda me burgim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın