Bota

Kremlini: Jemi të hapur për çdo lloj dialogu për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia është e hapur për çdo lloj dialogu lidhur me zgjidhjen e çështjes së Ukrainës

Dmitri Chirciu  | 01.07.2024 - Përdıtësım : 02.07.2024
Kremlini: Jemi të hapur për çdo lloj dialogu për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës

Moskë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia është e hapur për çdo lloj dialogu lidhur me zgjidhjen e çështjes së Ukrainës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë për gazetarët në Moskë lidhur me pyetjen "nëse Rusia është e gatshme të zhvillojë negociata me Ukrainën përmes ndërmjetësuesve?" Peskov tha: "Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin disa herë ka thënë se është i hapur për çdo lloj komunikimi dhe dialogu për arritjen e objektivave të përcaktuar".

Sa i përket grumbullimit të ushtarëve ukrainas në kufi me Bjellorusinë, Peskov tha: "Sigurisht që kjo situatë është burim shqetësimi jo vetëm për Minskun por edhe për Moskën".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın