Bota

Kremlini: Leja e SHBA-së për Ukrainën për sulm ndaj territorit tonë, fazë e re e tensioneve

"Nëse ky vendim është marrë dhe i është përcjellë qeverisë së Kievit, kjo është fazë e re dhe situatë e re e tensioneve për sa i përket përfshirjes së SHBA-së", tha zëdhënësi i Kremlinit, Peskov

Dmitri Chirciu  | 18.11.2024 - Përdıtësım : 18.11.2024
Kremlini: Leja e SHBA-së për Ukrainën për sulm ndaj territorit tonë, fazë e re e tensioneve

Moskë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se leja që SHBA-ja i dha Ukrainës për të goditur territorin rus me armë me rreze të gjatë është "një fazë e re e tensioneve", transmeton Anadolu.

"Nëse ky vendim është marrë dhe i është përcjellë qeverisë së Kievit, kjo është fazë e re dhe situatë e re e tensioneve për sa i përket përfshirjes së SHBA-së në këtë çështje. Nga kjo bazohemi. Qasja jonë për këtë çështje është e kuptueshme. Sinjalet tona për këtë çështje janë marrë nga Perëndimi", tha Peskov.

Duke vënë theksin se kjo është e rrezikshme, Peskov shtoi se "Kjo ndryshon rrënjësisht mënyrën se si ata (amerikanët) përfshihen në konfliktin në Ukrainë".

Lidhur me propozimet për ngrirjen e konfliktit në Ukrainë, Peskov tha se "Ngrirja e konfliktit në vijën e kontaktit është e papranueshme për palën ruse".

Në mediat amerikane u përhap lajmi se administrata e Joe Bidenit ka lejuar që sistemet raketore taktike me rreze të gjatë (ATACMS) që i janë dorëzuar Kievit të përdoren në territorin rus pasi ushtarët koreano-veriorë u sollën në Rusi për të luftuar kundër Ukrainës.

Presidenti rus Vladimir Putin më 12 shtator në kuadër të Forumit të 10-të Ndërkombëtar të Kulturave të Bashkuara në Shën Petersburg tha se lejimi i Ukrainës për të sulmuar territorin rus do të nënkuptonte bashkimin e vendeve të NATO-s, SHBA-së dhe vendeve evropiane në luftën në Ukrainë.

"Nëse kjo ndodh ne do të marrim vendimet e nevojshme sipas kërcënimeve që do të na bëhen", ka thënë Putin.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın