Emre Gürkan Abay
22 Shkurt 2023•Përditësim: 23 Shkurt 2023
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se vazhdimi i Marrëveshjes së Re për Reduktimin e Armëve Strategjike (New START) nga Rusia varet nga vendet perëndimore, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë për gazetarët në Moskë, Peskov vlerësoi pezullimin e Rusisë për pjesëmarrjen në "New START", marrëveshje e arritur me SHBA-në dhe e cila synon të frenojë aftësitë e raketave balistike bërthamore ndërkontinentale.
"Reagimi i parë që vendet perëndimore bënë ndaj vendimit të Rusisë për 'New START' nuk është shpresues për negociatat", deklaroi Peskov i cili shtoi se "Kushtet mund të ndryshojnë me kohën. Është shumë e rëndësishme që Rusia të bëjë çdo gjë për të garantuar sigurinë e saj, përfshirë çështjet e kontrollit të armëve dhe që ne të vazhdojmë një qasje me durim teksa presim kundërshtarët tanë për negociata normale".
Ai tha se Rusia mund të vazhdojë "New START" nëse ndryshojnë kushtet lidhur me negociatat. "Çdo gjë do të varet nga qasja e Perëndimit. Situata do të ndryshojë nëse ata paraqesin vullnetin për të marrë në konsideratë shqetësimet tona", theksoi Peskov.