Bota

Kreu i Bashkisë së Kievit: Shumica e banorëve të qytetit janë kthyer

Klitschko tha se duhet marrë parasysh se Kievi është nën kërcënim të sulmeve me raketa, duke kërkuar nga banorët që gjenden në vende më të sigurta të mos nxitojnë për t'u rikthyer në kryeqytet

Nazir Aliyev Tayfur  | 20.04.2022 - Përdıtësım : 20.04.2022
Kreu i Bashkisë së Kievit: Shumica e banorëve të qytetit janë kthyer

Kiev

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko tha se banorët e qytetit, të cilët shkuan në vende të sigurta për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, filluan të kthehen, raporton Anadolu Agency (AA).

Klitschko bëri vlerësime lidhur me situatën e fundit në kryeqytetin i cili la pas 55 ditë nga lufta me Rusinë.

Sipas tij, në qytetin që po gjallërohet dalëngadalë, sot gjenden 2 milionë e 120 mijë njerëz. "Sepse shumica e banorëve të Kievit janë kthyer sërish", tha ai.

Ai ndër të tjerat theksoi se duhet marrë parasysh se Kievi është nën kërcënim të sulmeve me raketa, duke kërkuar nga banorët që gjenden në vende më të sigurta të mos nxitojnë për t'u rikthyer në kryeqytet.

Klitschko tha se janë duke bërë gjithçka që mundet që njerëzit në qytet të marrin shërbimin e duhur.

"Këto ditë është zgjatur orari i punës së metrosë. Tani metroja punon mes orës 06:30-20:00. Janë ulur intervalet ndërmjet udhëtimeve. Fatkeqësisht transporti publik ende punon me kufizime. Nuk janë të hapura të gjitha urat. Qyteti ka shumë barrikada të nevojshme për mbrojtjen dhe sigurinë. Vazhdon ora policore dhe ligji ushtarak", njoftoi Klitschko.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın