Bota

Kreu i IAEA-së, Mariano Grossi viziton objektet bërthamore në Iran

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano Grossi vizitoi objektet bërthamore Fordo dhe Natanz në Iran

Ahmet Dursun  | 15.11.2024 - Përdıtësım : 15.11.2024
Kreu i IAEA-së, Mariano Grossi viziton objektet bërthamore në Iran Foto: Arkiv / AA

Teheran

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano Grossi vizitoi objektet bërthamore Fordo dhe Natanz në Iran, transmeton Anadolu.

Siç raporton agjencia gjysmëzyrtare e Iranit, Tasnim, kreu i IAEA-së, Grossi në kuadër të vizitës në Iran vizitoi dy qendrat më të mëdha të pasurimit të uraniumit në vend pas takimit me ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi dhe presidentin Masoud Pezeshkian.

Grossi vizitoi objektet bërthamore Fordow Shahid Alimohammadi në qytetin e Qom dhe Natanz Shahid Ahmadi Roshan në Isfahan ndërsa u shoqërua nga zëvendëskryetari i Agjencisë Iraniane të Energjisë Atomike, Behoruz Kamalvandi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kazem Garibabadi.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın