Bota

Kreu i OKB-së përpara vizitës në Rusi do të takohet me presidentin Erdoğan

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, thuhet se Guterres më 25 prill (e hënë) do të vizitojë Ankaranë dhe do të pritet në një takim nga presidenti Erdoğan

Muhammed Emin Canik  | 24.04.2022 - Përdıtësım : 25.04.2022
Kreu i OKB-së përpara vizitës në Rusi do të takohet me presidentin Erdoğan

New York

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres përpara vizitës në Rusi do të udhëtojë në Turqi ku do të takohet me presidentin Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, thuhet se Guterres më 25 prill (e hënë) do të vizitojë Ankaranë dhe do të pritet në një takim nga presidenti Erdoğan.

Më parë bërë e ditur se Guterres më 26 prill do të takohet në Moskë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin ndërsa më 28 prill do të zhvillojë një takim në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelenskyy.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.