Bota

Kreu i OKB-së takohet me presidentin e Indonezisë në margjinat e G20

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se ata ndajnë gjuhën e përbashkët me Indonezinë përballë problemeve globale

Ahmet Furkan Mercan  | 18.11.2024 - Përdıtësım : 18.11.2024
Kreu i OKB-së takohet me presidentin e Indonezisë në margjinat e G20

Ankara

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres deklaroi se ata ndajnë gjuhën e përbashkët me Indonezinë përballë problemeve globale, transmeton Anadolu.

Samiti i Liderëve të G20 do të mbahet në Rio de Janeiro, Brazil, më 18-19 nëntor me temën "Ndërtimi i një bote të drejtë dhe një planeti të qëndrueshëm".

Në një deklaratë nga Sekretariati i Kabinetit Indonezian thuhet se presidenti Prabowo Subianto u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Guterres në margjinat e samitit.

"Ne vlerësojmë qëndrueshmërinë tuaj në ruajtjen e paqes globale, drejtësisë dhe ligjit ndërkombëtar", tha Prabowo.

Sipas tij, Indonezia mbështet OKB-në për çështjet përfshirë sigurinë ushqimore, zbutjen e varfërisë, të drejtat e njeriut dhe adresimin e krizës palestineze. Prabowo tha se vendi i tij është i gatshëm të kontribuojë për paqen botërore, përfshirë "dislokimin e paqeruajtësve kur është e nevojshme".


- "Një partner i rëndësishëm për OKB-në"

Guterres theksoi rëndësinë e rolit strategjik të Indonezisë në arenën globale, duke e përshkruar atë si "një partner të rëndësishëm për OKB-në".

"Ne ndajmë gjuhën e përbashkët me Indonezinë për çështjet e rëndësishme me të cilat përballemi sot", tha Guterres, duke shtuar se Indonezia luan rol aktiv në zgjidhjen e krizave në Mianmar dhe Lindjen e Mesme me bashkëpunimin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe OKB-së.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın