Kasım İleri
12 Tetor 2017•Përditësim: 12 Tetor 2017
WASHINGTON (AA) - Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka thënë se kriza e vizave mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk ndikon në bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve dhe se vazhdojnë të punojnë së afërmi me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Turqia prej dhjetëra vitesh është aleat i yni në NATO dhe Turqia është vendi i vetëm i NATO-s ku ka luftime aktive. Ne e vazhdojmë bashkëpunimin dhe kontaktin tonë të afërt me Turqinë", tha Mattis duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në avion teksa shkonte në Florida.