Bota

Kriza e karburanteve në Gaza, palestinezët prodhojnë naftë dhe benzinë nga mbetjet plastike

Palestinezët në qytetin Beit Hanoun në veri të enklavës djegin plastikën duke prodhuar një lëng që mund të përdoret si karburant dhe atë ua ofrojnë banorëve të rajonit për nevojat e tyre ditore

Ekip  | 13.03.2025 - Përdıtësım : 13.03.2025
Kriza e karburanteve në Gaza, palestinezët prodhojnë naftë dhe benzinë nga mbetjet plastike

Beit Hanoun

Palestinezët në Rripin e Gazës përpunojnë mbetjet plastike për të prodhuar benzinë dhe naftë, pas krizës së karburanteve që vjen si pasojë e bllokadës izraelite, raporton Anadolu.

Palestinezët në qytetin Beit Hanoun në veri të enklavës djegin plastikën duke prodhuar një lëng që mund të përdoret si karburant dhe atë ua ofrojnë banorëve të rajonit për nevojat e tyre ditore.

Bllokada izraelite në Rripin e Gazës dhe rritja e çmimit të karburantit kanë bërë që njerëzit e rajonit të kërkojnë zgjidhje alternative.

Që nga 2 marsi, Izraeli ka mbyllur pikën kufitare "Kerem Shalom", përkatësisht kryqëzimit të dy pjesëve kufitare, midis Gazës me Izraelin dhe midis Gazës me Egjiptin, duke ndaluar edhe hyrjen e ndihmave humanitare.

Të paktën 48.500 palestinezë janë vrarë, kryesisht gra dhe fëmijë, në luftën brutale izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023. Sulmet u ndërprenë në bazë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve, e cila hyri në fuqi në muajin janar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.