Kriza e refugjatëve, BE-ja 700 milionë euro ndihmë për Greqinë
Ndërkohë, kjo është hera e parë që ndonjë vend anëtar i BE-së të marrë ndihmë të tillë të cilën, siç paralajmërohet, do ta marrin organizatat humanitare që bashkëpunojnë me Qeverinë greke dhe u sigurojnë refugjatëve ndihmë në formë të ushqimit, strehimit, shërbimeve mjekësore dhe arsimore
Ekip
19 prill 2016•Përditësim: 19 prill 2016
ATHINË (AA) – Komisioni Evropian konfirmoi se Greqisë deri në vitin 2018 do t’i sigurojë 700 milionë euro ndihma urgjente humanitare për të ndihmuar Athinën zyrtare në përballjen me krizën e madhe të refugjatëve, duke marrë parasysh se momentalisht në territorin grek qëndrojnë dhjetëra mijëra refugjatë dhe migrantë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë, kjo është hera e parë që ndonjë vend anëtar i BE-së të marrë ndihmë të tillë të cilën, siç paralajmërohet, do ta marrin organizatat humanitare që bashkëpunojnë me Qeverinë greke dhe u sigurojnë refugjatëve ndihmë në formë të ushqimit, strehimit, shërbimeve mjekësore dhe arsimore.