Betül Yürük
21 Janar 2022•Përditësim: 25 Janar 2022
Kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams deklaroi se do të pranojë pagën e parë në kriptovalutë Bitcoin dhe Ethereum dhe jo në dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ai kështu edhe njëherë bëri të ditur mbështetjen dhe dëshirën e tij që New Yorku të bëhet qendër e kripto monedhave.
"New Yorku është qendra e botës dhe duam që ky qytet të jetë qendra e kriptovalutave dhe risive të tjera financiare", ka thënë Adams.
Pasi u zgjodh në krye të New Yorkut, Adams propozoi që kriptovaluta dhe teknologjia blockchain të mësohen në shkolla.
Në SHBA zhvillohet një betejë e ashpër midis New Yorkut dhe Majamit për marrjen e qendrës së kriptos.