Mustafa Deveci
27 dhjetor 2024•Përditësim: 27 dhjetor 2024
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar pretendon se administrata e re në Siri që erdhi pas rrëzimit të regjimit Baath, "po mashtron Perëndimin", transmeton Anadolu.
Duke folur për gazetën "Jerusalem Post", Saar e akuzoi administratën nën lidershipin e Ahmad al-Shara si "ekstremist", duke pohuar se dyshojnë ndaj administratës së re dhe se "kanë arsye" për këtë.
"E dimë që Perëndimi po mashtrohet", tha Saar, duke shtuar më tej se shumë zyrtarë të vendeve të ndryshme shkojnë në Damask për të biseduar me administratën në Siri.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse shtetet e tjera i kanë sugjeruar Izraelit të vendosë marrëdhënie me Damaskun, Saar tha: "Ka nga ata që duan ta shohin këtë të ndodhë (vizitën e zyrtarëve izraelitë në Damask)".