Ankara
Në një bisedë telefonike, ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe kryeministri palestinez, Mohammad Mustafa, kanë diskutuar përpjekjet për një armëpushim në Gaza, raporton Anadolu.
Sipas burimeve diplomatike, që folën në kushte anonimiteti Fidan dhe Mustafa folën për situatën në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.
Burimet thanë se Fidan theksoi rëndësinë e pajtimit ndër-palestinez dhe shprehu mbështetjen e Türkiyes për këtë çështje.
Izraeli nisi ofensivën brutale në Gaza pas sulmit nga Hamasi në tetor të vitit 2023 dhe vazhdon me atë edhe sot e kësaj dite, pavarësisht rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.
Ofensiva, tashmë në vitin e saj të dytë, ka vrarë të paktën 44 mijë njerëz dhe ka plagosur rreth 104 mijë të tjerë, gjithashtu duke e lënë pjesën më të madhe të Gazës të shkatërruar dhe të pabanueshme, si dhe me ushqime, ilaçe dhe ujë në mungesë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.