Kryediplomati turk dhe sekretari amerikan diskutojnë zhvillimet në Gaza dhe Liban
Në bisedën telefonike, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Türkiyes, Öncü Keçeli, ministri Fidan dhe sekretari Blinken gjithashtu folën për procesin e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë
Istanbul
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një bisedë telefonike kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Gaza dhe Liban, pasi të dy përballen me sulme të vazhdueshme izraelite, transmeton Anadolu.
Izraeli vazhdon ofensivën shkatërruese në Rripin e Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023. Sulmi ka vrarë të paktën 43 mijë njerëz dhe e ka kthyer enklavën në pothuajse të pabanueshme.
Konflikti është përhapur në Liban, me Izraelin që ka nisur sulme vdekjeprurëse në të gjithë vendin, të cilat kanë vrarë afër 3.200 njerëz dhe ka plagosur mbi 14 mijë të tjerë që nga tetori i kaluar.
Në bisedën telefonike, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Türkiyes, Öncü Keçeli, ministri Fidan dhe sekretari Blinken gjithashtu folën për procesin e paqes midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Marrëdhëniet midis vendeve të Kaukazit Jugor kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, një territor i njohur në nivel ndërkombëtar si pjesë e Azerbajxhanit.
Pjesa më e madhe e territorit u çlirua nga Azerbajxhani gjatë luftës në vjeshtën e vitit 2020, e cila përfundoi pasi një marrëveshje paqeje e ndërmjetësuar nga Rusia hapi derën për bisedimet e vazhdueshme për normalizimin dhe demarkacionin.
Azerbajxhani vendosi sovranitetin e plotë në Karabak në shtator të vitit 2023.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.