Kryediplomati turk: Duhet të jemi realistë lidhur me dëshirën e Ukrainës për anëtarësim në NATO
"Nuk jam i sigurt nëse edhe administrata e mëparshme ishte apo jo në favor të anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Kështu që nuk mendoj se ka një politikë të re për këtë çështje", tha Fidan

Ankara
Lidhur me qasjen e Türkiyes për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha "Duhet të jemi shumë realistë lidhur me dëshirën e tyre për t'u bërë anëtare e NATO-s", transmeton Anadolu.
Fidan bëri vlerësime lidhur me ngjarjet aktuale për televizionin Bloomberg, institucionin e lajmeve me qendër në SHBA.
I pyetur nëse Trump do të ndryshojë apo jo qasjen e SHBA-së për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Fidan deklaroi: "Nuk jam i sigurt nëse edhe administrata e mëparshme ishte apo jo në favor të anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Kështu që nuk mendoj se ka një politikë të re për këtë çështje".
Lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO, Fidan tha se këtë çështje e kanë diskutuar me partnerët evropianë dhe miqtë ukrainas dhe se duhet të kuptohet se Ukraina e kërkon këtë jo vetëm për hir të anëtarësimit në NATO, por edhe për të garantuar sigurinë e vendit të saj.
Lidhur me qasjen e Türkiye për anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në NATO, Fidan tha: "Ne nuk themi gjë për dëshirën e tyre për t'u bërë anëtare e NATO-s, por duhet të jemi shumë realistë. Ky është qëndrimi ynë zyrtar të cilin e ka shpallur edhe presidenti ynë (Recep Tayyip Erdoğan)".