Bota

Kryeministri grek Mitsotakis kërkon përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE

“Unë mendoj se është jashtëzakonisht e nevojshme që të përshpejtohet përparimi drejt BE-së për Serbinë, vendin më të madh në Ballkanin Perëndimor”, tha kryeministri grek në hyrje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Derya Gülnaz Özcan  | 18.12.2024 - Përdıtësım : 18.12.2024
Kryeministri grek Mitsotakis kërkon përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE

Athinë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian (BE) duhet të përshpejtohet, transmeton Anadolu.

Duke folur në hyrje të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, ku u mblodhën liderët e BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, Mitsotakis tha se Greqia e ka mbështetur që në fillim perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Duke ndarë pikëpamjen e tij për Serbinë dhe Shqipërinë, Mitsotakis tha: “Unë mendoj se është jashtëzakonisht e nevojshme që të përshpejtohet përparimi drejt BE-së për Serbinë, vendin më të madh në Ballkanin Perëndimor. Kjo është një pikë themelore referimi për stabilitetin në rajon”.

Kiryakos Mitsotakis deklaroi se Serbia duhet të ndërmarrë disa hapa për anëtarësim.

“Serbia është e vetëdijshme se duhet të zbatojë vendimet e përbashkëta të marra në BE në lidhje me politikën e jashtme”, tha ai.

Duke iu referuar procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, Mitsotakis tha se çështje si mbrojtja e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri ndikojnë në procesin e anëtarësimit.

“Këto çështje janë përfshirë tashmë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së”, tha Mitsotakis.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın