Bota

Kryeministri grek propozon kryeparlamentarin Konstantinos Tasoulas për president

66-vjeçari Tasoulas, një jurist dhe ligjvënës i lartë, ka shërbyer më parë si ministër i kulturës nën qeveritë konservatore të Demokracisë së Re (ND) para se të zgjidhej kryetar i parlamentit

Ahmet Gençtürk  | 15.01.2025 - Përdıtësım : 15.01.2025
Kryeministri grek propozon kryeparlamentarin Konstantinos Tasoulas për president

Athinë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka propozuar kryeparlamentarin Konstantinos Tasoulas për president të vendit, transmeton Anadolu.

"Pranimi i gjerë i tij buron nga fakti se ai u zgjodh tre herë kryetar i Parlamentit Helen me shumicën më të madhe në epokën e post-diktaturës, me 283, 270 dhe 249 vota", tha Mitsotakis.

Kryeministri grek u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare që ta vlerësojnë kandidaturën​​​​​​​ e Tasoulas-it në një prizëm të vetëm, atë të prestigjit dhe përvojës, të dijes dhe karakterit.

66-vjeçari Tasoulas, një jurist dhe ligjvënës i lartë, ka shërbyer më parë si ministër i kulturës nën qeveritë konservatore të Demokracisë së Re (ND) para se të zgjidhej kryetar i parlamentit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.