Kryeministri kanadez: Gjuha e liderëve të G20-tës mbi Ukrainën nuk është mjaftueshëm e fortë
Trudeau tha se qëndron me presidentin amerikan, Joe Biden, i cili ditë më parë i dha Ukrainës miratimin për të goditur Rusinë me raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA-ja
Trenton
Sipas kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, deklarata e G20-tës e lëshuar nga liderët është zbutur dhe nuk ka shprehur mbështetje të mjaftueshme për Ukrainën, transmeton Anadolu.
Derisa lufta në Ukrainë arrin në ditën e 1.000, deklarata e samitit të G20-tës preku shpartallimin e Rripit të Gazës dhe çështjet sociale, ekonomike dhe mjedisore, por nuk përmendi me emër agresionin rus.
“Konkretisht shqetësuese lufta në Ukrainë, derisa kujtojmë diskutimet tona në New Delhi, theksojmë vuajtjet njerëzore dhe ndikimet negative të shtuara të luftës në lidhje me sigurinë globale të ushqimit dhe energjisë, zinxhirët e furnizimit, stabilitetin makro-financiar, inflacionin dhe rritjen ekonomike”, thuhej në deklaratën e G20-tës lidhur me luftën Ukrainë-Rusi.
Trudeau kundërshtoi formulimin, duke theksuar se referenca “nuk ishte mjaftueshëm e fortë për mua”. Ai u tha gazetarëve se Kanadaja dhe vendet e tjera të G7-tës dëshironin një përgjigje më muskulare ndaj “pushtimit të paligjshëm të Ukrainës”.
G20-ta e dënoi ashpër Rusinë në vitin 2022 për inkursionin e saj në territorin e Ukrainës dhe këmbënguli që Moska të tërhiqet.
Trudeau tha se qëndron me presidentin amerikan, Joe Biden, i cili ditë më parë i dha Ukrainës miratimin për të goditur Rusinë me raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA-ja.
"Unë kam folur për muaj të tërë se sa e rëndësishme është të degradohet kapaciteti i ushtrisë ruse për të goditur Ukrainën pa u ndëshkuar, sepse Ukraina nuk ka qenë në gjendje të godasë fabrikat dhe vendet e prodhimit ushtarak në Rusi", tha Trudeau në një konferencë për media në Rio de Janeiro.
Ai shprehu shqetësimin se nën presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka qenë kritik ndaj mbështetjes financiare të dhënë për Ukrainën, mbështetja amerikane mund të reduktohet në mënyrë drastike kur ai të marrë detyrën në muajin janar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.