Kryeministri polak: Rusia planifikoi sulme ndaj linjave ajrore globalisht
"Mund të konfirmoj se Rusia planifikoi akte të terrorit ajror, jo vetëm kundër Polonisë, por kundër linjave ajrore globalisht", tha Donald Tusk
Istanbul
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, deklaroi se Rusia planifikoi sulme terroriste ndaj linjave ajrore në mbarë botën, raporton Anadolu
"Mund të konfirmoj se Rusia planifikoi akte të terrorit ajror, jo vetëm kundër Polonisë, por kundër linjave ajrore globalisht", tha Tusk në një konferencë të përbashkët për media me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy pas takimit të tyre në Varshavë.
Moska është akuzuar për sabotim të infrastrukturës së transportit evropian si pjesë e luftës hibride nga Vladimir Putin kundër Evropës.
Në prill 2024, ministri çek i Transportit, Martin Kupka paralajmëroi se Rusia kishte kryer "mijëra përpjekje" për të sulmuar hekurudhat evropiane që nga fillimi i luftës në Ukrainë në 2022.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.