Bota

Kryeqyteti shpirtëror i botës turke, Türkistan, mahnit me pasuritë historike

Sipas të dhënave të marra nga Drejtoria e Kulturës dhe Turizmit të Rajonit Türkistan, vitin e kaluar në Türkistan kanë qëndruar 120.344 vizitorë

Aişe Hümeyra Akgün, Muhammed Enes Yıldırım  | 11.10.2024 - Përdıtësım : 12.10.2024
Kryeqyteti shpirtëror i botës turke, Türkistan, mahnit me pasuritë historike

Türkistan

AİŞE HÜMEYRA AKGÜN

Qyteti Türkistan i Kazakistanit, i cili u shpall "kryeqyteti shpirtëror i botës turke" me vendimin e marrë nga Presidentët e Republikave Turke në Këshillin e Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse, është në qendër të vëmendjes së turistëve vendas dhe të huaj me trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore, raporton Anadolu.

Sipas burimeve historike, qyteti i Türkistanit, i cili ka një histori 2 mijë vjeçare dhe më parë njihej me emrin "Yesi", njihet si qyteti ku lindi dhe jetoi hoxha Ahmed Yesevi, një poet i njohur turk.

Tyrbja e Yesevi-ut, që është monumenti i parë historik i Kazakistanit që është përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe është ndërtuar nga Emiri Timur në shekullin e 14-të, është një nga strukturat më madhështore të qytetit. Kjo strukturë u rinovua nga Türkiye, me restaurimin që filloi në 1993.

Përveç kësaj, Universiteti Ndërkombëtar Turko-Kazak Hoca Ahmet Yesevi, themelet e të cilit u hodhën në vitin 1992, është ndër ndërtesat me rëndësi të madhe për qytetin.

Theksohet se sipërmarrësit nga Türkiye kanë dhënë një kontribut të madh në përpjekjet për modernizimin dhe zhvillimin e Türkistan-it.

Shumë ndërtesa historike në qytet janë restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Sipas të dhënave të marra nga Drejtoria e Kulturës dhe Turizmit të Rajonit Türkistan, vitin e kaluar në Türkistan kanë qëndruar 120 mijë e 344 vizitorë.

Në 6-mujorin e parë të këtij viti, numri i personave që kanë qëndruar është 59 mijë e 248.

Eren Akdeniz, akademik në departamentin e historisë në Universitetin Ndërkombëtar Turko-Kazak Hoca Ahmet Yesevi, në deklaratën për Anadolu tërhoqi vëmendjen në rëndësinë e qytetit për botën turke.

"Türkistani është një gjeografi e mrekullueshme që ka parë transformimin e qytetërimeve të mëdha", tha ai.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın