Yusuf Hatip
01 Maj 2017•Përditësim: 02 Maj 2017
NEW DELHI (AA) – Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) nuk duhet të reflektojë botën e shekullit të kaluar, por atë të shekullit 21, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit të tij me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministri i Indisë, në një konferencë të përbashkët për media tha se popujt e këtyre dy shteteve kanë një lidhje të thellë dhe historike.
Duke folur për të kaluarën e marrëdhënieve kulturore mes Turqisë dhe Indisë, Modi tha se “Edhe pse atdheu i Mevlanas (Xhelaledin Rumi) është Turqia, trashëgimia e tij po vazhdon ta pasurojë traditat sufiste”.
Duke vënë në dukje e gjatë takimit me presidentin turk Erdoğan kanë biseduar për çështjet dypalëshe, rajonale dhe ato globale, Modi tha se kanë shkëmbyer pikëpamjet e tyre lidhur me reformat në strukturën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Modi bëri të ditur me presidentin Erdoğan janë pajtuar lidhur me çështjet se rritja e numrit të anëtarëve të KS-OKB-së do të ndikojë pozitivisht në aftësinë e përfaqësimit të këshillit dhe se kjo do të bëjë atë më të efektshëm dhe më të përgjegjshëm.
“Unë dhe Erdoğan mendojmë se KS-OKB nuk duhet të reflektojë botën e shekullit të kaluar, por atë të shekullit 21”, tha kryeministri Modi.
Duke vënë në dukje se Turqia dhe India janë dy ekonomi të mëdha, Modi tha se “Fuqia e ekonomive tona ofron mundësi për t’i forcuar lidhjet tregtare midis dy vendeve”.Kryeministri i Indisë tha se vëllimi tregtar mes këtyre dy vendeve është rreth 6 miliardë dollarë, por sipas tij kjo nuk reflekton potencialin e vërtetë.
“Kërcënimi nga terrorizmi i cili është në rritje është shqetësim i përbashkët edhe i Turqisë edhe i Indisë. Ne zhvilluam një takim të gjerë lidhur me këtë temë me Erdoğanin dhe shprehëm konsensus për atë se asnjë objektivë apo logjikë nuk mund ta justifikojë terrorizmin”, tha kryeministri Modi.
"Kam besimin se India do ta largojë plotësisht FETO-n nga vendi"
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se "Turqia është në një solidarizim të plotë me Indinë në luftën kundër terrorizmit. Qëllimi i organizatave terroriste është të arrijnë rekrutime, të përhapin tmerr nëpërmjet gjakut dhe lotit. Por le të përpiqen sa të duan, me patjetër që ato do të mbyten në gjakun që kanë derdhur".
Duke ripërsëritur ngushëllimet për punonjësit indianë të sigurisë të cilët humbën jetën në sulmin terrorist të kryer më 24 prill në Indi, Erdoğan tha se "E mallkoj këtë sulm mizor. Ne e kuptojmë shumë mirë dhimbjen e miqve tanë indianë të cilët janë një vend që luftojnë kundër organizatave më të rrezikshme terroriste të botës. Turqia në luftën kundër terrorizmit është plotësisht në solidarizim me Indinë."
Duke theksuar se në takim ka dhënë informacione të detajuara në lidhje me organizatën terroriste FETO dhe tentativën e saj për grusht shteti më 15 korrik Erdoğan tha se:
"Kjo strukturë e errët e cila ka shkaktuar vrasjen e 249 martirëve tanë dhe plagosjen e 2.193 njerëzve të tjerë është një prej organizatave më të rrezikshme në botë. Ajo përbën kërcënim serioz edhe për vendet e tjera ku ajo ka aktivitete dhe institucione të cilat duken legale. Që nga 15 korriku e deri tani po kryejmë një luftë intensive kundër këtij rrjeti terrorist pa bërë tolerime nga ligji dhe drejtësia. Gjithashtu kemi informuar edhe miqtë tanë për modelin e organizimit të FETO-s, mënyrat e tyre të infiltrimit në shtet. Kam besimin se India mike me masat që do të marrë do ta nxjerrë plotësisht FETO-n nga vendi. Shpreh edhe njëherë falënderimet e mia për qeverinë e Indisë e cila ka shprehur mbështetjen e saj dhe ka treguar një solidarizim me Turqinë pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik".