Kuds, krishterët ortodoks shënojnë të "Premten e Madhe" në Kishën e Ringjalljes
Të krishterët ortodoksë sot e përkujtuan të "Premten e Madhe", dita që u paraprinë Pashkëve, me lutje dhe ceremoni të ndryshme fetare

Shkup
Të krishterët ortodoksë sot e përkujtuan të "Premten e Madhe", dita që u paraprinë Pashkëve, me lutje dhe ceremoni të ndryshme fetare, raporton Anadolu.
Të krishterët ortodoksë nga e gjithë bota udhëtuan në Kuds për të shënuar "Të Premten e Mirë", ditën që ortodoksët besojnë se Jezusi u kryqëzua.
Besimtarët ortodoks që u mblodhën në Kuds ecën drejt "Rrugës së Mundimeve" deri në Kishën e Ringjalljes për të shënuar këtë ditë të shenjtë.
"Rruga e Vuajtjes" është rruga në Qytetin e Vjetër të Kudsit, që besohet të jetë rruga që Jezusi eci në rrugën e tij për t'u kryqëzuar.