Agim Sulaj
15 korrik 2026•Përditësim: 15 korrik 2026
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Feridun H. Sinirlioglu, transmeton Anadolu.
Kurti pas takimit, nëpërmjet rrjetit social amerikan “X”, e quajti takimin me Sinirlioglun në Zyrën e Kryeministrit si produktiv.
"Diskutuam një sërë temash, duke përfshirë angazhimin e fortë të Qeverisë sonë ndaj të drejtave të njeriut, si dhe rritjen e fuqishme ekonomike dhe përparimin demokratik të Kosovës gjatë viteve të fundit, sipas një numri treguesish objektivë dhe të pavarur", njoftoi Kurti.
Ai tha se palët u dakorduan të vazhdojnë bashkëpunimin pozitiv midis Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe sigurisë.