Bota

Kështjella historike Fort Carre dhe Porti Vauban, pika ikonike të qytetit francez Antibes

Kështjella Fort Carre është ndërtuar në shekullin e 16-të për të mbrojtur Portin Vauban, i cili besohet se është përdorur nga detarët edhe para Perandorisë Romake, ndërsa sot njihet për jahtet e saj luksoze dhe atmosferën e gjallë

Ekip  | 06.03.2025 - Përdıtësım : 06.03.2025
Kështjella historike Fort Carre dhe Porti Vauban, pika ikonike të qytetit francez Antibes Foto: Mohamad Salaheldin Abdelg Alsayed / AA

Antibes

Kështjella historike Fort Carre dhe Porti Vauban, si pika ikonike detare të qytetit francez Antibes, vazhdojnë të tërheqin vizitorët me historinë e tyre të pasur dhe pamjet mahnitëse bregdetare, raporton Anadolu.

Kështjella Fort Carre është ndërtuar në shekullin e 16-të për të mbrojtur Portin Vauban, i cili besohet se është përdorur nga detarët edhe para Perandorisë Romake.

Porti Vauban u krijua në shekullin e 18-të dhe sot është një nga portet më të frekuentuara të Mesdheut. Së bashku, këto dy monumente tregojnë historinë e pasur dhe rëndësinë e Antibesit si një qytet detar.

Ky port francez është shndërruar në një marinë të madhe që njihet për jahtet e saj luksoze dhe atmosferën e gjallë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.