La Muralla Roja, mrekullia arkitekturore në qytetin Calpe të Spanjës
Kjo strukturë me tonet e kuqe dhe rozë në pjesën e jashtme dhe ngjyrat blu dhe vjollcë në oborret e brendshme të saj, ofron një atmosferë mbresëlënëse që ndryshon me rrezet e diellit

Calpe
E projektuar nga arkitekti i famshëm spanjoll Ricardo Bofill në vitin 1968 dhe e përfunduar në vitin 1973, La Muralla Roja ndodhet në qytetin Calpe në bregdetin mesdhetar të Spanjës, raporton Anadolu.
Duke kombinuar arkitekturën moderne dhe brutaliste, kjo ndërtesë e ka marrë emrin nga paletat e saj të ngjyrës që tërheq vëmendje dhe e cila në spanjisht që do të thotë "Muri i Kuq".
Dizajni i kësaj ndërtese me ngjyrë është frymëzuar nga arkitektura mesdhetare dhe i ngjan një labirinti me shkallët, oborret dhe tarracat e ndërthurura.
Kjo strukturë me tonet e kuqe dhe rozë në pjesën e jashtme dhe ngjyrat blu dhe vjollcë në oborret e brendshme të saj, ofron një atmosferë mbresëlënëse që ndryshon me rrezet e diellit.
E përbërë nga 50 banesa dhe e pozicionuar përballë detit, La Muralla Roja u ofron vizitorëve të saj një këndvështrim të ndryshëm në çdo cep.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.