Ajdin Aliji
02 Nëntor 2025•Përditësim: 05 Nëntor 2025
Lugina Lauterbrunnen në mes të alpeve zvicrane llogaritet si një pjesë e "parajsës në tokë", raporton Anadolu.
Lauterbrunnen, e vendosur në mes të Alpeve, është një nga rajonet më të preferuara nga turistët me bukurinë e saj natyrore dhe ujëvarat në Bern të Zvicrës.

Vendbanimi Lauterbrunnen, i njohur edhe si "Lugina e Ujëvarave të Zhurmshme", përbëhet nga fshatrat Wengen, Murren, Gimmelwald, Stechelberg dhe Isenfluh.

E vendosur midis kodrave të gjelbra të rrethuara nga Alpet, lugina është shtëpia e 72 ujëvarave të vendit.
Lugina, e shquar për bukurinë e saj natyrore paqësore, u ofron vizitorëve një pamje unike.